Në Shoqatën Kulturore “Dituria” në Bujanoc u zhvillua një ngjarje e rëndësishme në fushën e gazetarisë me titullin “Udhëtim në Fushën e Gazetarisë”. Ligjerata, e drejtuar nga Dionesa Ebibi, një master në fushën e gazetarisë, ka rritur interesimin dhe pjesëmarrjen e një audience të re dhe të apasionuar nga kjo fushë. Ligjerata u fokusua në analizën e disa temave thelbësore që kanë ndikim në praktikën e gazetarisë sot.

Në veçanti, Ligjeruesja Ebibi trajtoi temat si: metodat dhe strategjitë e hulumtimit që gazetarët përdorin për të gjetur dhe raportuar lajmet me ndikim. 

Diskutoi rreth rëndësisë së verifikimit të burimeve online dhe si gazetarët mund të sigurojnë informacion të besueshëm. 

Analizoi teorinë e përdorimit dhe kënaqësisë në kontekstin e medias, duke shpjeguar se si audiencat përdorin mediat për të përmbushur nevojat 

e tyre të individëve. 

Diskutoi sfidat e desinformimit dhe lajmeve të rreme në mjedisin mediatik dhe rëndësinë e verifikimit të informacionit para raportimit. 

Përqendroi vëmendjen në rëndësinë     e komunikimit efektiv me audiencën dhe strategjitë e përdorimit të mediave sociale në gazetari.

Ngjarja u karakterizua nga një atmosferë e diskutimit dhe shkëmbimit të ideve, duke ofruar një platformë të rëndësishme për ata që janë të interesuar 

për fushën e gazetarisë. Ligjerata shërbeu si një rast mësimor dhe frymëzues për të gjithë ata që janë të angazhuar në botën e medias dhe gazetarisë.

Bujanoc,
09.12.2023