Patëm nderin të kemi në takimin tonë të përjavshëm kësaj rradhe online – Rinor Nuhiun, Këshilltar të Presidentes Vjosa Osmani.

z.Nuhiu, na u ofroi një perspektivë të rrallë dhe frymëzuese mbi aktivitetet e tij në Preshevë si nxënës i shkollës së mesme, rolin e tij në Unionin Studentor të Lugines në Maqedoni gjatë periudhës së studimeve, si dhe angazhimet dhe rrugëtimin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e diplomacisë në Slloveni dhe në USAID.

Gjatë bashkëbisedimit, të rinjtë e përfshirë në bashkëbisedim nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kishin mundësinë të pyesnin për sfidat dhe mundësitë e luginës. Diskutuam për Përgjegjësitë e Kosovës për luginën, Fondin për Medvegjën dhe OJQ-të, si dhe mundësitë për lehtësimin dhe integrimit të luginasve në Republikën e Kosovës.

Ndërkaq, Rinor Nuhiu ndau përvojën e tij në Presidencë dhe pjesëmarrjen e tij në takime ndërkombëtare me Presidenten Vjosa Osmani.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve dhe Rinor Nuhiut për një takim të pasur dhe frymëzues! Ju presim në takimet e tjera!

Janar,2024

#TakimRinorNuhiu#Presheva#Bujanoci#Medvegja#Lugina#Diplomaci#Bashkëbisedim#AktivizëmiRinor#Përgjegjësi#RepublikaeKosovës