Shoqatën Kulturore “Dituria”, vizituan një grup vajzash aktiviste të Shoqatës Kulturore “Merhameti” nga Tetova.

Pas pjesëmarrjes në aktivitetetin e organizuar nga Medreseja e Luginës së Preshevës për nder të Ditës ndërkombëtare të mbulesës, grupi i vajzave me Koordinatorin e Sh. K “Merhamet” Jeton Idrizi kaluan çastet e bukura në lokalet e Sh. K “Dituria” në Preshevë dhe u informuan mbi aktivitetet tona.

Krejt në fund mysafireve u dhuruan dy librat që u botuan nga Shoqata Kulturore “Dituria”.

01.02.2024,

Preshevë