
Trajnimi në Edukimin Mediatik, i cili po zhvillohet me një dinamizëm të jashtëzakonshëm, solli një ligjëratë interaktive mbi një temë që i përket ADN-së së gazetarisë: “Lajmi”.
Në këtë ligjëratë të veçantë, gjimnazistët mësuan artin dhe shkencën e shkrimit të një lajmi, duke eksploruar “rregullat, format dhe llojet” që e bëjnë këtë zanat të veçantë dhe të fuqishëm. Ishte një udhëtim në botën e strukturës së titullit, pyetjeve kyçe, dhe objektivitetit gazetaresk – elemente që krijojnë bazën e një lajmi të mirë.
Energjia në zyrën e Shoqatës “Dituria” ishte fantastike.
Nxënësit nuk u kufizuan vetëm në teori, por hodhën në tryezë shembuj konkret, duke provuar përfitimet praktike që ky trajnim po u sjell. Nga çështjet lokale te ngjarjet globale, ata mësuan të analizojnë, të shkruajnë dhe të kritikojnë një lajm, duke u shndërruar në krijues aktiv të informacionit.
Një brez i ri kritik e kreativ është duke u formuar, gati për të rrëfyer botën përmes lenteve të tyre autentike. Ky projekt u mbështet nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd përmes Iniciativës Qytetare.
26.01.2025, Bujanoc


















