
Grupi i aktivistëve tanë prezantoi temën “Njohja e Emocioneve dhe Profesioneve” me nxënësit e klasave të para të Shkollës Fillore Prof.Ibrahim Kelmendi në Preshevë. Përmes lojërave interaktive dhe kreativitetit të fëmijëve, krijuam një atmosferë të ngrohtë dhe edukative, duke i ndihmuar ata të shprehin emocionet dhe të mësojnë për profesione të ndryshme.
Një falënderim i veçantë për aktivistët Mehrijen, Gresën dhe Andin, të cilët me përkushtimin e tyre e bënë këtë ditë të veçantë për të gjithë nxënësit. Njëkohësisht, një faleminderim i veçantë stafit të shkollës duke na lehtësuar edhe më shumë zhvillimin e aktiviteteve tona ku është qëllimi i njëjtë, edukimi i brezave të rinj.
Ne do të vazhdojmë me aktivitete të tjera inspiruese për fëmijët, duke i ndihmuar ata të zhvillohen dhe të mësojnë në mënyrë argëtuese!
Preshevë, 28.01.2025











