
Me iniciativën e Grupit të Aktivistëve të Shoqatës Kulturore “Dituria”, sot vizituam nxënësit e klasave të para të Shkollës Fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, ku realizuam dy tema mjaft të rëndësishme dhe interesante:
Kujdesi për Shëndetin
Rëndësia e Ushqimit të Shëndetshëm
Aktivistët tanë të përkushtuar, Besarta, Edini, Suanda, Atika, Esra dhe Sara, ndihmuan në shpjegimin dhe prezantimin e këtyre temave, ndërsa fëmijët me emocion dhe energji ndanë njohuritë e tyre dhe u angazhuan me shumë interes.
Faleminderit stafit të shkollës dhe drejtoreshës znj. Fitore Sahiti për mikpritjen dhe mbështetjen në realizimin e kësaj iniciative, duke vazhduar me temat në dobi të nxënësve të shkollave në Komunën e Preshevës.
Preshevë, 28.01.2025









