Kishim kënaqësinë të kemi Fitim Nuhiun si mysafir në takimin tonë javor, ku ai na çoi në një udhëtim emocionues rreth rëndësisë së letërsisë në formimin tonë akademik dhe personal.
Fitim Nuhiu theksoi se leximi jo vetëm hap horizonte të reja të kuptueshmërisë, por gjithashtu rrit aftësitë tona emocionale dhe intelektuale. Letërsia, sipas tij, na bën më njerëzor duke na dhënë mundësinë të kuptojmë dhe të ndjehemi përjetimet dhe përvojat e të tjerëve.
Gjatë diskutimit, pjesëmarrësit kishin rastin të shprehin pyetje dhe të marrin përgjigje nga autori i disa librave të tij të botuar, duke u frymëzuar dhe duke ndarë mendime me njëri-tjetrin.
27. 01.2024
Preshevë